Sukses i madh i policisë: Kur s’i kap dot oligarkët e kriminelët, gjithmonë mbetet një lypëse me foshnjën për t’u arrestuar!

23-vjeçarja nga Kumanova u ndalua pasi lypte në pikën e pagesës Rramanovcë me foshnjën e saj vetëm një muajshe Policia e Kumanovës ka arrestuar një 23-vjeçare nga Kumanova, pasi ajo është kapur duke lypur në pikën e pagesës Rramanovcë, ndër...

shtator 3, 2026 - 15:00
Sukses i madh i policisë: Kur s’i kap dot oligarkët e kriminelët, gjithmonë mbetet një lypëse me foshnjën për t’u arrestuar!

23-vjeçarja nga Kumanova u ndalua pasi lypte në pikën e pagesës Rramanovcë me foshnjën e saj vetëm një muajshe

Policia e Kumanovës ka arrestuar një 23-vjeçare nga Kumanova, pasi ajo është kapur duke lypur në pikën e pagesës Rramanovcë, ndërsa me vete kishte foshnjën e saj vetëm një muajshe.

Sipas njoftimit të policisë, rasti është raportuar më herët nga një qytetar, pas së cilës policia ka ndërhyrë.

„Më 2 shtator 2026, në orën 18:00, zyrtarë policorë nga SPB Kumanovë e kanë privuar nga liria D.R. (23) nga Kumanova, duke vepruar pas një denoncimi paraprak se në pikën e pagesës Rramanovcë lypte së bashku me foshnjën e saj një muajshe“, thuhet në njoftimin e policisë.

23-vjeçarja është dërguar në një stacion policor dhe, sipas policisë, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj saj do të paraqitet kallëzim përkatës.

Dhe ndërsa kjo paraqitet si një tjetër „sukses“ policor, mbetet pyetja që nuk mund të shmanget: a është arrestimi i një nëne 23-vjeçare që lyp me foshnjën një muajshe vërtet prioriteti më i madh i sigurisë në vend?

Në një shtet ku qytetarët presin luftë kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe njerëzve të fuqishëm që kanë në duar miliona, duket se përballja me më të dobëtit është gjithmonë alternativa më e lehtë.


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.