Sulm brutal me shkopinj druri në rrugën Ohër–Strugë, 26-vjeçari përfundon në spital

Një 26-vjeçar nga Ohri është sulmuar fizikisht nga tre persona në rrugën rajonale Ohër–Strugë, ndërsa policia është vënë në kërkim të autorëve. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur më 4 tetor, rreth orës 02:45, kur K.M. është sulmuar nga tre ...

tetor 5, 2026 - 14:30
Sulm brutal me shkopinj druri në rrugën Ohër–Strugë, 26-vjeçari përfundon në spital

Një 26-vjeçar nga Ohri është sulmuar fizikisht nga tre persona në rrugën rajonale Ohër–Strugë, ndërsa policia është vënë në kërkim të autorëve.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur më 4 tetor, rreth orës 02:45, kur K.M. është sulmuar nga tre burra, të cilët dyshohet se e kanë goditur me shkopinj druri.
Pas sulmit, i riu është dërguar në spitalin “Shën Erazmo”, ku mjekët kanë konstatuar lëndime trupore.
Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e tre të dyshuarve. Pas zbardhjes së plotë të rastit, ndaj tyre pritet të parashtrohet kallëzimi përkatës.


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.