Sulm brutal në sheshin e Kumanovës, 3 persona godasin me send të fortë një vajzë të mitur!

Një vajzë e mitur ka mbetur e lënduar pas një sulmi nga tre persona në sheshin e qytetit të Kumanovës. Viktima fillimisht është fyer dhe më pas është goditur me një send të fortë. Rastin e ka denoncuar në polici babai i saj, M.T. (51), më 8...

tetor 9, 2026 - 17:00
Sulm brutal në sheshin e Kumanovës, 3 persona godasin me send të fortë një vajzë të mitur!

Një vajzë e mitur ka mbetur e lënduar pas një sulmi nga tre persona në sheshin e qytetit të Kumanovës. Viktima fillimisht është fyer dhe më pas është goditur me një send të fortë.

Rastin e ka denoncuar në polici babai i saj, M.T. (51), më 8 tetor, në orën 22:05.

Sipas Sektorit per Pune te Brendshme (SPB) Kumanovës, tre persona dyshohet se kanë sulmuar të miturën, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Policia po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të incidentit dhe identifikimin e personave të përfshirë.


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.