Sulm ndaj një të miture në rrethinën e Shkupit, policia heton rastin

Një 38-vjeçar ka denoncuar në polici se vajza e tij e mitur është sulmuar fizikisht nga partneri i saj 20-vjeçar dhe nëna e tij 42-vjeçare. Sipas denoncimit, ngjarja ka ndodhur më 2 nëntor, rreth orës 20:00, në shtëpinë e familjes, në rr...

Nëntor 3, 2026 - 22:00
Sulm ndaj një të miture në rrethinën e Shkupit, policia heton rastin

Një 38-vjeçar ka denoncuar në polici se vajza e tij e mitur është sulmuar fizikisht nga partneri i saj 20-vjeçar dhe nëna e tij 42-vjeçare.

Sipas denoncimit, ngjarja ka ndodhur më 2 nëntor, rreth orës 20:00, në shtëpinë e familjes, në rrethinën e Shkupit.

Rasti është raportuar në SPB Shkup më 3 nëntor, në orën 04:00. Policia po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Flaka

The post Sulm ndaj një të miture në rrethinën e Shkupit, policia heton rastin appeared first on Flaka, në çdo lajm... .


Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.