Sulm ndaj një të mituri në Bit Pazar, pamjet publikohen në rrjete sociale
Një i mitur është sulmuar fizikisht nga disa të mitur në oborrin e një shkolle fillore në zonën e Bit Pazarit në Shkup. Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur më 9 tetor, në orët e vona të mbrëmjes. Rasti është raportuar më 15 t...
Një i mitur është sulmuar fizikisht nga disa të mitur në oborrin e një shkolle fillore në zonën e Bit Pazarit në Shkup.
Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur më 9 tetor, në orët e vona të mbrëmjes. Rasti është raportuar më 15 tetor nga një 43-vjeçar.
Sipas denoncimit, njëri prej të dyshuarve e njihte të miturin, ndërsa një tjetër e kishte incizuar sulmin me telefon dhe më pas e kishte publikuar videon në një rrjet social.
Policia po ndërmerr masa për zbardhjen e rastit.
Flaka
The post Sulm ndaj një të mituri në Bit Pazar, pamjet publikohen në rrjete sociale appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.