Sulm ndaj një të mituri në shkollën e Draçevës, policia po heton rastin
Një i mitur dyshohet se është sulmuar fizikisht nga disa bashkëmoshatarë në një shkollë fillore në zonën e Draçevës, në Shkup. Rastin në polici e ka denoncuar më 15 tetor një 40-vjeçare nga Shkupi, e cila ka raportuar se fëmija i saj ishte ...
Një i mitur dyshohet se është sulmuar fizikisht nga disa bashkëmoshatarë në një shkollë fillore në zonën e Draçevës, në Shkup.
Rastin në polici e ka denoncuar më 15 tetor një 40-vjeçare nga Shkupi, e cila ka raportuar se fëmija i saj ishte sulmuar rreth orës 09:50, brenda shkollës. Nga Ministria e Punëve të Brendshme bëjnë të ditur se po ndërmerren masa për zbardhjen e rrethanave të incidentit.
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.