Sulm ndaj të miturve në Lisiçe të Sipërme, i merret çanta njërit prej tyre
Një rast grabitjeje ndaj të miturve është raportuar në lagjen Lisiçe e Sipërme në Shkup. Më 15 shtator, rreth orës 22:20, në SPB Shkup është paraqitur 49-vjeçari D.B., i cili ka denoncuar se djali i tij i mitur dhe shokët e tij janë sulm...
Një rast grabitjeje ndaj të miturve është raportuar në lagjen Lisiçe e Sipërme në Shkup.
Më 15 shtator, rreth orës 22:20, në SPB Shkup është paraqitur 49-vjeçari D.B., i cili ka denoncuar se djali i tij i mitur dhe shokët e tij janë sulmuar nga disa të mitur të tjerë.
Sipas denoncimit, njëri prej të dyshuarve, të cilin të miturit e njihnin, duke përdorur një send të mprehtë, i ka marrë djalit të tij një çantë me portofol, telefon celular dhe sende të tjera. Policia po ndërmerr masa për zbardhjen e rastit.
Flaka
The post Sulm ndaj të miturve në Lisiçe të Sipërme, i merret çanta njërit prej tyre appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.