Sulmohet dhe grabitet një 22-vjeçar në Tetovë, policia në kërkim të autorëve

Një 22-vjeçar nga Tetova ka denoncuar në polici se është sulmuar dhe më pas i janë marrë paratë nga pesë persona. Rasti është denoncuar më 14 shtator 2026, rreth orës 02:20, në SPB Tetovë. Sipas denoncimit, ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:...

shtator 14, 2026 - 13:30
Sulmohet dhe grabitet një 22-vjeçar në Tetovë, policia në kërkim të autorëve

Një 22-vjeçar nga Tetova ka denoncuar në polici se është sulmuar dhe më pas i janë marrë paratë nga pesë persona.

Rasti është denoncuar më 14 shtator 2026, rreth orës 02:20, në SPB Tetovë. Sipas denoncimit, ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:20 në rrugën “Bollagoja Toska” në Tetovë.

Sipas 22-vjeçarit H.Z., pesë persona i kanë zënë pritën, ndërsa njëri prej tyre e ka sulmuar fizikisht. Pas sulmit, autorët i kanë marrë paratë dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Nga SPB Tetovë bëjnë të ditur se po ndërmerren të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme ligjore për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të rastit.


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.