Sulmoi policët dhe dëmtoi inventarin e stacionit, kallëzohet penalisht 29-vjeçari në Dibër

Një 29-vjeçar nga fshati Bajramovc i Komunës së Qendër Zhupës është kallëzuar penalisht për tri vepra penale, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht zyrtarë policorë dhe më pas ka dëmtuar inventarin e një stacioni policor në Dibër. Sipas ...

shtator 4, 2026 - 21:00
Sulmoi policët dhe dëmtoi inventarin e stacionit, kallëzohet penalisht 29-vjeçari në Dibër

Një 29-vjeçar nga fshati Bajramovc i Komunës së Qendër Zhupës është kallëzuar penalisht për tri vepra penale, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht zyrtarë policorë dhe më pas ka dëmtuar inventarin e një stacioni policor në Dibër.

Sipas MPB-së, ngjarja ka ndodhur më 28 gusht 2026, ndërsa pas arrestimit, i dyshuari dyshohet se ka dëmtuar një pjesë të inventarit në hapësirat e stacionit policor.

Ai dyshohet për veprat penale “Sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave të sigurisë”, “Rrezikim i sigurisë” dhe “Dëmtim i sendeve të huaja”.

Gjatë kontrollit është konstatuar se 29-vjeçari ishte nën ndikimin e alkoolit, me 1.82 promilë në gjak. Rasti është duke u proceduar nga institucionet kompetente.

Flaka

The post Sulmoi policët dhe dëmtoi inventarin e stacionit, kallëzohet penalisht 29-vjeçari në Dibër appeared first on Flaka, në çdo lajm... .


Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.