Sulmoi qytetarët në një qendër tregtare në Pejë, arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar mbrëmjen e së enjtes në një qendër tregtare në Pejë, pasi dyshohet se ka sulmuar qytetarët. Siç ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova rreth orës 20:15 është pranuar informacioni se...

gusht 6, 2026 - 22:00
Sulmoi qytetarët në një qendër tregtare në Pejë, arrestohet i dyshuari
sulmoi-qytetaret-ne-nje-qender-tregtare-ne-peje,-arrestohet-i-dyshuari

sulmoi-qytetaret-ne-nje-qender-tregtare-ne-peje,-arrestohet-i-dyshuari

Një person është arrestuar mbrëmjen e së enjtes në një qendër tregtare në Pejë, pasi dyshohet se ka sulmuar qytetarët.

Siç ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova rreth orës 20:15 është pranuar informacioni se një person po sulmonte qytetarët brenda qendrës tregtare.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë arritur ta neutralizojnë situatën dhe ta arrestojnë të dyshuarin.

I dyshuari është shoqëruar në Stacionin Policor në Pejë, ku po intervistohet lidhur me rastin.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.