Sulmojnë dhe grabisin një 62-vjeçar në Tetovë, policia arreston dy të miturit
Dy të mitur, të moshës 16 dhe 17 vjeç, kanë sulmuar fizikisht dhe grabitur një 62-vjeçar në Tetovë. Njëri prej tyre e ka plagosur viktimën me një mjet të mprehtë. Sipas njoftimit të MPB-së, ngjarja ka ndodhur më 29 tetor, rreth orës 12:3...
Dy të mitur, të moshës 16 dhe 17 vjeç, kanë sulmuar fizikisht dhe grabitur një 62-vjeçar në Tetovë. Njëri prej tyre e ka plagosur viktimën me një mjet të mprehtë.
Sipas njoftimit të MPB-së, ngjarja ka ndodhur më 29 tetor, rreth orës 12:30, në afërsi të një qendre tregtare në Tetovë. Dy të miturit nga Tetova i kanë marrë para 62-vjeçarit M.Sh. nga fshati Odër.
Viktima ka arritur ta ndalojë 17-vjeçarin, por gjatë përleshjes ai e ka lënduar me një mjet të mprehtë. Në atë moment ka kaluar një patrullë policore, e cila e ka arrestuar të dyshuarin.
Ndërkaq, 16-vjeçari tjetër është lokalizuar dhe arrestuar në orën 16:15, në rrugën „Jashtë Vardarit“ në Tetovë.
Të dy të miturit janë ndaluar në stacionin policor, ndërsa për rastin është njoftuar prokurori publik. Pas dokumentimit të plotë, ndaj tyre do të vijojë parashtresa përkatëse.
Flaka
The post Sulmojnë dhe grabisin një 62-vjeçar në Tetovë, policia arreston dy të miturit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.