Sveçla: Fitorja në veri u arrit falë sakrificës së Afrim Bunjakut dhe qindra policëve të tjerë

Në Banjskë të Zveçanit, është vendosur gurthemeli i obeliskut të Heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku. Vendosja e gurthemelit u bë në trevjetorin e rënies së rreshterit të Policisë së Kosovës, në sulmin terrorist serb. Ministri i Brendshëm Xhel...

shtator 24, 2026 - 13:00
Sveçla: Fitorja në veri u arrit falë sakrificës së Afrim Bunjakut dhe qindra policëve të tjerë

Në Banjskë të Zveçanit, është vendosur gurthemeli i obeliskut të Heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku.

Vendosja e gurthemelit u bë në trevjetorin e rënies së rreshterit të Policisë së Kosovës, në sulmin terrorist serb.

Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla, në fjalimin e tij tha se shteti ngadhënjeu përballë terroristëve serbë, falë sakrificës së Afrim Bunjakut dhe angazhimit të pakursyer të qindra policëve të tjerë.

Ai theksoi se qëllimi i vetëm i terroristëve të mbështetur dhe financuar nga Serbia, ishte okupimi i një pjese të territorit të Kosovës.

“Kjo fitore, solli liri për këtë pjesë. Veriu i Kosovës tash frymon lirshëm dhe si rrjedhojë e kësaj ne kemi arritur që të zbulojmë edhe varreza masive, të identifikojmë persona të pagjetur, të zhdukur dhunshëm nga kriminelët atëherë, nga shteti kriminel serb i asaj periudhe”, tha Sveçla para mediave.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.