Syarta Saliju Osmani kërkon sqarim për flamurin shqiptar të vendosur me kokë poshtë në Kërçovë

Këshilltarja komunale nga radhët e Aleancës për Shqiptarët (ASH), Syarta Saliju Osmani, ka reaguar lidhur me vendosjen e flamurit shqiptar me kokë poshtë në hapësirat e ndërmarrjes publike Komunalec në Kërçovë. Osmani kërkon nga drejtues...

shtator 27, 2026 - 16:30
Syarta Saliju Osmani kërkon sqarim për flamurin shqiptar të vendosur me kokë poshtë në Kërçovë

Këshilltarja komunale nga radhët e Aleancës për Shqiptarët (ASH), Syarta Saliju Osmani, ka reaguar lidhur me vendosjen e flamurit shqiptar me kokë poshtë në hapësirat e ndërmarrjes publike Komunalec në Kërçovë.

Osmani kërkon nga drejtuesit e ndërmarrjes një sqarim publik për rastin, duke ngritur pyetjen se kush e ka vendosur flamurin në këtë mënyrë dhe pse nuk është ndërmarrë masë për korrigjimin e situatës.

“Vendosja e flamurit shqiptar me kokë poshtë në ndërmarrjen publike Komunale të Kërçovës është një veprim që kërkon sqarim dhe përgjegjësi institucionale”, ka deklaruar Osmani.

Ajo thekson se, si këshilltare komunale, kërkon që drejtuesit e Komunalecit të japin menjëherë një sqarim publik për rrethanat e rastit.

“Flamuri shqiptar është simbol i identitetit dhe dinjitetit të shqiptarëve. Respektimi i tij nuk është çështje politike, por çështje respekti institucional ndaj qytetarëve shqiptarë, që përbëjnë popullatën shumicë në këtë qytet”, shprehet ajo.

Osmani kërkon që situata të korrigjohet menjëherë dhe që simbolet kombëtare të trajtohen me dinjitet.

“Si këshilltare në Komunën e Kërçovës dhe përfaqësuese e votave shqiptare, kërkoj respekt, barazi dhe përgjegjësi institucionale. Për simbolet tona nuk do të hesht”, përfundon reagimin e saj. Gazeta Flaka

The post Syarta Saliju Osmani kërkon sqarim për flamurin shqiptar të vendosur me kokë poshtë në Kërçovë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .


Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.