Tahiri: Deklarata e përbashkët lidhur me aktgjykimin për ish-krerëve të UÇK-së në përfundim e sipër
Shefi i grupit parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri tha se po shkruhet deklarata e përbashkët lidhur me aktgjykimin dënues të Gjykatës Speciale ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Tahiri tha se sot përfaqësuesit e pa...


Shefi i grupit parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri tha se po shkruhet deklarata e përbashkët lidhur me aktgjykimin dënues të Gjykatës Speciale ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Tahiri tha se sot përfaqësuesit e partive politike u mblodhën në Kuvend për të diskutuar për tekstin e kësaj deklarate.
“Diskutuam draftin, preambulën, pikat kryesore. Deklarata është në përfundim e sipër dhe shpresoj që vjen në Kuvend”, tha ai.
Tahiri tha se aty “s’pati kundërshtime. Pati debat. Pati qëndrime për tema, për pika”.
“Për shembull, dikush është ithar i një shkrimi të gjatë, dikush i një shkrimi të shkurtër”, tha ai.
“Kjo deklaratë, sado që dikujt mund t’i duket si një deklaratë politike pa efekte juridike, deklarata e sotme është mesazh i rëndësishëm, për të mos thënë”, tha Tahiri.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.