Tahiri: “Nuk më pëlqen Aliu, më pëlqen Izeti!” – Aziri paralajmëron për bojkot zgjedhor nëse nuk zgjidhet çështja e legjitimitetit

Çështja e legjitimitetit politik të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut mund të ndikojë edhe në pjesëmarrjen në zgjedhjet e ardhshme, paralajmëroi deputeti i ASh-së Elmi Aziri gjatë një debati në emisionin “Dialog te Lajmi” me gazetarin (udh...

tetor 9, 2026 - 13:00
Tahiri: “Nuk më pëlqen Aliu, më pëlqen Izeti!” – Aziri paralajmëron për bojkot zgjedhor nëse nuk zgjidhet çështja e legjitimitetit

Çështja e legjitimitetit politik të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut mund të ndikojë edhe në pjesëmarrjen në zgjedhjet e ardhshme, paralajmëroi deputeti i ASh-së Elmi Aziri gjatë një debati në emisionin “Dialog te Lajmi” me gazetarin (udhëheqësin e emisonit) Sefer Tahiri.

Sipas deputetit Azirit, nëse nuk përcaktohet qartë se cila parti apo cili lider, ka të drejtën t’i përfaqësojë shqiptarët pas zgjedhjeve, subjektet politike mund të vihen përpara dilemës nëse duhet të marrin pjesë në procesin zgjedhor.

“Organizohen partitë, organizohet populli, zhvillohet fushata dhe në fund verdikti i qytetarëve shumëzohet me zero”, deklaroi Elmi Aziri.

Ai kritikoi mundësinë që kryeministri i ardhshëm të vendosë se cilin subjekt shqiptar do ta përfshijë në qeveri, pavarësisht rezultatit zgjedhor.

Në këtë kontekst, gazetari Sefer Tahiri ndërhyri me një krahasim politik:

“Nuk po më pëlqen Aliu, po më pëlqen Izeti, Bilalli, Bekim Sali, Bekim Qoku…”, duke iu referuar drejtuesve të VLEN-it.

Përfaqësuesi i lartë i Lidhjes Shqiptare (LSh) Elmi Aziri, theksoi se çështja e legjitimitetit duhet të marrë zgjidhje përpara proceseve të ardhshme zgjedhore, në mënyrë që, sipas tij, vullneti i votuesve shqiptarë të mos anashkalohet gjatë formimit të qeverisë.


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.