Tahiri paralajmëron: Nëse nuk thirret seanca deri në 22:30, mbledhim 40 nënshkrime dhe e nisim vetë
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka paralajmëruar se në rast se nuk thirret seanca konstituive deri në orën 10:30, deputetët do të ndërmarrin veprime për ta nisur atë. Ai tha se ekziston...


Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka paralajmëruar se në rast se nuk thirret seanca konstituive deri në orën 10:30, deputetët do të ndërmarrin veprime për ta nisur atë.
Ai tha se ekziston mundësia që të mblidhen 40 nënshkrime për të proceduar me fillimin e seancës.
“Nëse nuk e thirrin seancën deri në 10:30, ne mbledhim 40 nënshkrime dhe e nisim seancën”, deklaroi Tahiri.
Ky qëndrim vjen në kohën e ngërçit politik rreth konstituimit të Kuvendit, derisa partitë ende nuk kanë arritur pajtim për hapat e mëtejmë institucionalë.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.
