Tahiri: Thaçi ju dërgon të fala nga zemra të gjithëve që jeni në shesh, u bëtë zëri kundër padrejtësisë
Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Abelard Tahiri, ka bërë të ditur se është takuar me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, në Hagë, pas vendimit të fundit të Gjykatës Speciale. Përmes një postimi në Facebook, Tahiri ka thënë se ky udhëtim d...


Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Abelard Tahiri, ka bërë të ditur se është takuar me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, në Hagë, pas vendimit të fundit të Gjykatës Speciale.
Përmes një postimi në Facebook, Tahiri ka thënë se ky udhëtim drejt Hagës ishte më ndryshe nga vizitat e shumta që ka realizuar gjatë gjashtë viteve të fundit.
“Ky është një tjetër rrugëtim drejt Hagës, pas kaq shumë udhëtimesh gjatë këtyre gjashtë viteve. Por kësaj here ishte ndryshe. U mërzita shumë kur e takova Presidentin pas vendimit të padrejtë”, ka shkruar Tahiri.
Ai ka treguar se Thaçi, pavarësisht vendimit, ishte i qetë, i fortë dhe me besim se Apeli do ta korrigjojë atë që Tahiri e cilëson si padrejtësi.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.