Takimi i dytë VV-LDK, Kurti tregon se a ka marrëveshje…?!
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se ende nuk është arritur një marrëveshje pas takimit me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku. Në një prononcim të shkurtër për mediat pas përfundimit të takimit...
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se ende nuk është arritur një marrëveshje pas takimit me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku.
Në një prononcim të shkurtër për mediat pas përfundimit të takimit, Kurti tha se nuk ka zhvillime konkrete për t’u bërë publike në këtë fazë.
“Nuk kemi lajme, përderisa s’kemi marrëveshje. Po, kur ta realizojmë marrëveshjen, do të mund t’ju njoftojmë”, deklaroi Kurti.
Takimi mes Kurtit dhe Abdixhikut u zhvillua në prag të vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit, ndërsa palët janë duke zhvilluar bisedime për zhbllokimin e procesit të krijimit të institucioneve të reja.
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.