Takimi Kurti-Abdixhiku, gazetari i Kanal10 jep detaje direkt nga Kuvendi

Gazetari i Kanal10, Zeqir Hasani, ndodhet në ambientet e Kuvendit të Kosovës, ku po zhvillohet takimi ndërmjet kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku. Ky takim ishte ftuar një ditë më parë nga kryemi...

gusht 4, 2026 - 19:30
Takimi Kurti-Abdixhiku, gazetari i Kanal10 jep detaje direkt nga Kuvendi
takimi-kurti-abdixhiku,-gazetari-i-kanal10-jep-detaje-direkt-nga-kuvendi

takimi-kurti-abdixhiku,-gazetari-i-kanal10-jep-detaje-direkt-nga-kuvendi

Gazetari i Kanal10, Zeqir Hasani, ndodhet në ambientet e Kuvendit të Kosovës, ku po zhvillohet takimi ndërmjet kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Ky takim ishte ftuar një ditë më parë nga kryeministri në detyrë, në prag të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, dhe po përcillet me interes të madh nga opinioni publik.

Në një lidhje direkte për Gazetën, Hasani tha se vëmendja ndaj këtij takimi mbetet e lartë për shkak të zhvillimeve politike të muajve të fundit dhe situatës së krijuar rreth konstituimit të institucioneve.

Sipas tij, pritjet janë të mëdha që takimi të prodhojë një rezultat konkret, ndërsa mbetet të shihet nëse palët do të arrijnë ndonjë dakordim para vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.