Takimi me Kurtin, presidenca jep detaje: Presidentja shprehu gatishmëri për bashkëpunim të ngushtë

Presidentja e vendit, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim kryeministrin Albin Kurti. Në komunikatën për media, bëhet e ditur se, presidentja ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim të ngushtë dhe bashkërendim ndërmjet institucioneve, ...

tetor 8, 2026 - 16:00
Takimi me Kurtin, presidenca jep detaje: Presidentja shprehu gatishmëri për bashkëpunim të ngushtë

Presidentja e vendit, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim kryeministrin Albin Kurti.

Në komunikatën për media, bëhet e ditur se, presidentja ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim të ngushtë dhe bashkërendim ndërmjet institucioneve, në shërbim të qytetarëve dhe të interesave të vendit.

Komunikata:

Presidentja Shiroka Pula priti në takim Kryeministrin Kurti

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

Gjatë takimit, Presidentja Shiroka Pula shprehu gatishmërinë për bashkëpunim të ngushtë dhe bashkërendim ndërmjet institucioneve, në shërbim të qytetarëve dhe të interesave të vendit.

Kryeministri Kurti e falënderoi Presidenten për gatishmërinë për të marrë këtë përgjegjësi dhe i uroi suksese në detyrë. Ai shprehu përkushtimin për të bashkëpunuar me të në përmbushjen e detyrave kushtetuese dhe në çështjet me rëndësi për Republikën e Kosovës.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.