Taravari: ASH nuk është e interesuar të bëhet pjesë e kësaj qeverie, le ta heqë këtë merak VLEN

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Arben Taravari, në një intervistë për TEVE1, ka deklaruar se koalicioni VLEN duhet dhe mund të largohet nga qeveria, duke theksuar se pozicioni i shqiptarëve në pushtet është degraduar rëndë. Tarava...

gusht 9, 2026 - 22:00
Taravari: ASH nuk është e interesuar të bëhet pjesë e kësaj qeverie, le ta heqë këtë merak VLEN

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Arben Taravari, në një intervistë për TEVE1, ka deklaruar se koalicioni VLEN duhet dhe mund të largohet nga qeveria, duke theksuar se pozicioni i shqiptarëve në pushtet është degraduar rëndë.

Taravari theksoi se vendimi për të dalë nga qeveria erdhi si pasojë e refuzimit për të qenë pjesë e dështimit dhe degradimit.

“ Ne nuk do të jemi kurrë pjesë e dështimit dhe degradimit prandaj edhe vendosëm të dalim nga qeveria. VLEN mundet dhe duhet të largohet nga kjo qeveri, duke marrë parasyshë degradimin e pozicionit të shqiptarëve në pushtet. Një qeveri pa përfshirjen e shqiptarëve nuk mund të formohet, pavarësisht numrit të deputetëve që fitojnë partitë maqedonase”, theksoi kryetari i ASH-së.(INA)


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.