Taravari: Mickovski, Napoleoni i fundit i Maqedonisë

Mickovski, Napoleoni i fundit i Maqedonisë Taravari ashpërson tonet ndaj kryeministrit Hristijan Mickovski, duke e akuzuar se po ndjek një politikë që prek të drejtat dhe përfaqësimin e shqiptarëve, ndërsa VLEN-i, sipas tij, hesht. Maqedoni...

gusht 21, 2026 - 22:30
Taravari: Mickovski, Napoleoni i fundit i Maqedonisë

Mickovski, Napoleoni i fundit i Maqedonisë
Taravari ashpërson tonet ndaj kryeministrit Hristijan Mickovski, duke e akuzuar se po ndjek një politikë që prek të drejtat dhe përfaqësimin e shqiptarëve, ndërsa VLEN-i, sipas tij, hesht.
Maqedonia e Veriut e ka parë edhe më parë këtë skenar: kryeministra që, të dehur nga pushteti, kanë menduar se mënyra më e lehtë për të treguar forcë është të godasin shqiptarët.
Sot, Mickoski po ecën në të njëjtën rrugë.
Goditje ndaj gjuhës shqipe. Relativizim i Badenterit. Dobësim i përfaqësimit të drejtë dhe adekuat. Dhe përballë gjithë kësaj, VLEN-i hesht.
Napoleoni filloi të humbë kur besoi se ishte i pathyeshëm.
Edhe Mickoski duhet ta kuptojë se shqiptarët nuk janë territori ku një kryeministër provon fuqinë e tij.
Mund ta kesh shumicën.
Mund ta kesh VLEN-in pranë vetes.
Por asnjë pushtet nuk është i përjetshëm.
Historia ka një zakon me “Napoleonët”: rënia fillon pikërisht kur mendojnë se nuk mund të bien.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.