Taravari nga Bërvenica: “Të gjitha partitë shqiptare ta mbështesin Arkin Jahijin!”

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka reaguar lidhur me zgjedhjet e parakohshme lokale në Bërvenicë, duke shprehur mbështetje për kandidatin Arkin Jahiji dhe duke u bërë thirrje partive shqiptare që ta mbështesin atë. “Një ...

tetor 18, 2026 - 23:00
Taravari nga Bërvenica: “Të gjitha partitë shqiptare ta mbështesin Arkin Jahijin!”

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka reaguar lidhur me zgjedhjet e parakohshme lokale në Bërvenicë, duke shprehur mbështetje për kandidatin Arkin Jahiji dhe duke u bërë thirrje partive shqiptare që ta mbështesin atë.

“Një fitore shumë e rëndësishme vjen sot nga Bërvenica! Duke uruar Arkinin për fitoren e tij, bëj thirrje tek secila parti shqiptare që të votojmë këtë burrë të ndershëm e plot përkushtim që nderon çdo shqiptar!”, ka shkruar Taravari.


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.