Taravari: Qoku është e Djathta, e Majtë në VLEN!
Taravari: Qoku është praktikisht përfaqësia e Vetëvendosjes në Maqedoni. Ai është fragment në vete. Mund të themi katërti, i pesti… tash. Gazetari: I bije fragment unikat. “Sui generis”!. Taravari: Qoku është njeriu që i lidh krejt këto, q...
Taravari: Qoku është praktikisht përfaqësia e Vetëvendosjes në Maqedoni. Ai është fragment në vete. Mund të themi katërti, i pesti… tash.
Gazetari: I bije fragment unikat. “Sui generis”!.
Taravari: Qoku është njeriu që i lidh krejt këto, që mundohet t’i lidhë edhe nëpërmjet kryeministrit Kurti.
Gazetari: Atëherë ta quajmë fragmenti.
Taravari: Si unifikues, si unifikues… Fragmenti, si element unifikues.
Gazetari: Po, që unifikon. Pra edhe fragment edhe unifikon. Dy role, dy role i ka Qoku. Edhe përfaqësues i Vetëvendosjes këtu, edhe nënkryetar i VLEN-it. Pra, në Kosovë Albin Kurti tha është Vetëvendosje, kurse këtu te ne është VLEN.
Taravari: Kështu si shaka, Qoku është e Djathta e Majtë. Në Kosovë është majtist dhe përfaqësues në Kuvendin Qendror, në qoftë se s’gaboj të Vetëvendosjes. Këtu është nënkryetar apo sekretar…? Nënkryetar…
Gazetari: Nënkryetar, se sekretari përgjithshëm është zoti Bekim Sali.
Taravari: Sali, po.
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.