Ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, nuk e lidh institucionin që ka drejtuar me procesin e ndryshimit të pronësisë së kompanisë farmaceutike “Phoenix Pharma”. Ai thotë se nuk ka pasur asnjë informacion për këtë transaksion dhe se çështjet pronësore të bizneseve private nuk janë në juridiksionin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Duke komentuar zhvillimet e sotme, Taravari ka theksuar se ministria nuk ka rol në vendimmarrjen e subjekteve private dhe as në përcaktimin se kush i shet apo i blen ato.

I pyetur nga mediat, ai ka bërë të ditur se gjatë kohës sa ka qenë në krye të dikasterit nuk ka pasur informacione për personat apo subjektet që kanë marrë pjesë në shitblerjen e “Phoenix Pharma”.

“Kompanitë private, kush i shet dhe kush i blen, nuk janë çështje që bien në kompetencë të Ministrisë së Shëndetësisë. Nuk kam pasur asnjë informacion se kush e ka shitur apo blerë ndonjë kompani të caktuar. Kjo nuk është përgjegjësi e ministrit dhe as e Ministrisë së Shëndetësisë”, ka deklaruar Taravari.

Reagimi i ish-ministrit vjen pas raportimeve për shitjen e kompanisë më 3 prill 2025, një çështje që ka hapur diskutime mbi rrethanat dhe përgjegjësitë institucionale që lidhen me këtë proces.

Flaka

The post Taravari: Shit-blerja e kompanive private nuk është në kompetencë të Ministrisë së Shëndetësisë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.