Taravari uron nxënësit dhe mësimdhënësit për fillimin e vitit të ri shkollor

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka uruar nxënësit dhe mësimdhënësit me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2026/27. Taravari, përmes një mesazhi publik, ka përcjellë urimet e tij për nxënësit dhe fëmijët, duke u...

shtator 1, 2026 - 18:00
Taravari uron nxënësit dhe mësimdhënësit për fillimin e vitit të ri shkollor

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka uruar nxënësit dhe mësimdhënësit me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2026/27.

Taravari, përmes një mesazhi publik, ka përcjellë urimet e tij për nxënësit dhe fëmijët, duke u dëshiruar shëndet, energji dhe motivim gjatë vitit të ri shkollor.

“Në emrin tim personal dhe në emër të Aleancës për Shqiptarët shpreh urimet më të përzemërta për fillimin e vitit të ri shkollor 2026/27 për të gjithë nxënësit, fëmijët tanë të dashur dhe mësimdhënësit”, ka shkruar Taravari.

Ai u ka uruar nxënësve që viti i ri shkollor të jetë i mbushur me dije, frymëzim dhe suksese.

“Uroj që në radhë të parë të gëzoni shëndet të plotë, të keni energji, motivim e frymëzim në nxënien e dijes”, thuhet në urimin e tij.

Në mesazhin e tij, Taravari ka shprehur mirënjohje të veçantë edhe për mësuesit dhe mësueset, duke vlerësuar rolin e tyre në edukimin e brezave të rinj.

“Mirënjohje dhe falënderime të përzemërta për të gjithë mësueset dhe mësuesit tanë të nderuar, të cilët me përkushtim, durim e dashuri të pashtershme, ndërtojnë çdo ditë të ardhmen e nxënësve tanë.”

Kreu i ASH-së e ka përmbyllur urimin me dëshirën që viti i ri shkollor të sjellë mbarësi dhe rezultate për nxënësit, mësimdhënësit dhe familjet e tyre.

“Qoftë ky një vit i mbarë dhe i suksesshëm për të gjithë.” Gazeta Flaka

The post Taravari uron nxënësit dhe mësimdhënësit për fillimin e vitit të ri shkollor appeared first on Flaka, në çdo lajm... .


Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.