Taravari uron Ramën për mandatin e katërt qeverisës: Suksesi i Shqipërisë – sukses i gjithë shqiptarëve
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka uruar Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, me rastin e betimit për mandatin e tij të katërt qeverisës. Në urimin e The post Taravari uron Ramën për mandatin e katërt qeverisës: Suksesi i Shqipërisë – sukses i gjithë shqiptarëve appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka uruar Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, me rastin e betimit për mandatin e tij të katërt qeverisës.
Në urimin e tij, Taravari ka theksuar se ky mandat është një dëshmi e legjitimitetit dhe besimit që qytetarët shqiptarë i kanë dhënë Ramës dhe vizionit të tij për zhvillimin e vendit.
“Ky besim është njëkohësisht edhe një përgjegjësi e madhe për të çuar përpara zhvillimin ekonomik të vendit, forcimin e demokracisë dhe ndërtimin e një shteti modern e të drejtë,” thuhet në mesazhin e kreut të ASH.
Taravari ka uruar gjithashtu kabinetin e ri qeveritar, duke shprehur bindjen se puna e kësaj qeverie do të sjellë rezultate konkrete për qytetarët e Shqipërisë. Ai ka nënvizuar se integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian duhet të jetë një nga prioritetet kyçe të mandatit të ri, si një arritje me rëndësi historike për të gjithë shqiptarët.
Në fund të urimit, Taravari i ka uruar Kryeministrit Rama shëndet, vendosmëri dhe suksese, duke theksuar: “Suksesi i Shqipërisë është edhe sukses i gjithë shqiptarëve, kudo që jetojnë.”
The post Taravari uron Ramën për mandatin e katërt qeverisës: Suksesi i Shqipërisë – sukses i gjithë shqiptarëve appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
