Të bllokuar nga stuhia në Malin Sharr, Kosova shpëton dy alpinistë të huaj!

Dy shtetas të huaj, të cilët kishin humbur rrugën drejt majës së Piribegut në Malin Sharr, janë shpëtuar falë ndërhyrjes së ekipeve të kërkim-shpëtimit nga Kosova. Alarmi është dhënë në orën 08:22 përmes numrit emergjent 112, pasi alpinistë...

tetor 11, 2026 - 18:30
Të bllokuar nga stuhia në Malin Sharr, Kosova shpëton dy alpinistë të huaj!

Dy shtetas të huaj, të cilët kishin humbur rrugën drejt majës së Piribegut në Malin Sharr, janë shpëtuar falë ndërhyrjes së ekipeve të kërkim-shpëtimit nga Kosova.

Alarmi është dhënë në orën 08:22 përmes numrit emergjent 112, pasi alpinistët, të përballur me mot të keq, ishin strehuar në një objekt malor pranë kufirit Kosovë–Maqedoni e Veriut.

Sipas Qendrës për Menaxhimin e Krizave (QMK), ndërhyrja nga territori maqedonas ishte vështirësuar nga shiu dhe mjegulla, ndërsa arritja në këmbë kërkonte mbi gjashtë orë. Për këtë arsye, u kërkua ndihma e ekipeve kosovare, të cilat kishin qasje më të lehtë përmes Brezovicës.

Pas koordinimit ndërmjet institucioneve të të dyja vendeve, në orën 16:50 u konfirmua se dy alpinistët ishin gjetur në gjendje të mirë shëndetësore dhe po transportoheshin drejt Shtërpcës, në Kosovë.


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.