Të burgosurit të punojnë – nëse refuzojnë t’i humbin privilegjet. Ja kush e kërkon!

“As qenin nuk do ta lidhja në Burgun e Shutkës, e jo më njeriun” Ishte kjo deklarata e Drejtorit të Drejtorisë për ekzekutimin e sanksioneve, Aleksandar Pandov, në kohën kur The post Të burgosurit të punojnë – nëse refuzojnë t’i humbin privilegjet. Ja kush e kërkon! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

dhjetor 8, 2024 - 21:00
 0  6
Të burgosurit të punojnë – nëse refuzojnë t’i humbin privilegjet. Ja kush e kërkon!

“As qenin nuk do ta lidhja në Burgun e Shutkës, e jo më njeriun” Ishte kjo deklarata e Drejtorit të Drejtorisë për ekzekutimin e sanksioneve, Aleksandar Pandov, në kohën kur u emërua në këtë post. Pas disa muajve në këtë detyrë, ai gjatë një interviste për Radion Evropa e Lirë, thotë se nuk e ka ndryshuar këtë qëndrim.

“Maqedonia ka 12 shtëpi ndëshkuese-përmirësuese. Burgu I Shkupit është njëri prej tyre. Fakt është se I gjithë burgu nuk është I tillë. Por disa qeli, kur i vizitova, kishte grafite nga viti 1989. Prap do ta them të njëjtën – qenin ta lidhni atje nuk e di se sa do të mbijetojë” – tha Pandov.

Komisioni Evropian disa herë ka dhënë vërejtje se situata e përgjithshme nëpër burgje mbetet e tmerrshme. Sipas Pandovit, e tmerrshme është në dy pjesë në Maqedoni. Ai thotë se ka trashëguar sistem të shkatëruar të burgjeve, pa disiplinë nga policia e burgut e as nga të burgosurit.

Sipas tij, 200 punësime do ta zgjidhnin krizën në Idrizovë, por shprehet se Qeveria vendosi që kjo të bëhet pas Vitit të Ri.

“Idrizova ka katër pjesë. Pjesa e hapur, gjysmë e hapur, e mbyllur dhe reparti i grave që është I ndarë. Në pjesën e mbyllur të Idrizovës kemi 49 njerëz me dënime të përjetshme. Që ta keni parasysh, I ngjan kazermës. Janë dhoma me 10-12 njerëz, derët nuk mbyllen dhe I gjithë reparti me 100 njerëz që shoqërohen dhe komunikojnë mes vete. Për këto të burgosur na duhen burgje që kanë sistem të qelive” – tha Pandov.

Pandov thotë se si sistem të burgut, kemi fuqinë më të madhe punëtore, me 2.175 të burgosur dhe rreth 350 në paraburgim. Sipas tij ata mund të angazhohen në vende pune dhe nëse refuzojnë t`i humbin privilegjet.

“Të mos I shfrytëzojnë 7 orë, fundjavën, 20 ditët e pushimit. 8 orë t`I punojnë për shtetin dhe burgjet. Këtë e vlerësoj se mënyrë më të mirë për risocializim. Ne tani kemi 67% të burgosurve që na kthehen. Shumë rrallë ka në botë shifra të këtilla” – tha Aleksandar Pandov.

Pavarësisht se nga shtatori I biri I tij është emëruar si Këshilltar për të Rinj të Kryeministrit Mickoski, Drejtori Pandov këtë nuk e vlerëson si nepotizëm partiak në institucionet e shtetit.

Ai thotë se djali I tij më I madh 7 vite ka qenë aktivist partiak I VMRO-DPMNE-së dhe se ndjehet krenar që e ka “infektuar” me politikë. /tvklan.mk/

The post Të burgosurit të punojnë – nëse refuzojnë t’i humbin privilegjet. Ja kush e kërkon! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .