Të dhënat shëndetësore të pacientit do të jenë në një vend
Ministria e Shëndetësisë prezantoi Strategjinë për Shëndetësi Dixhitale 2026–2030, me synimin që deri në vitin 2030 qytetarët dhe mjekët të kenë qasje më të lehtë në të dhënat shëndetësore. Sipas ministrit Sasho Klekovski, sistemi aktual ës...
Ministria e Shëndetësisë prezantoi Strategjinë për Shëndetësi Dixhitale 2026–2030, me synimin që deri në vitin 2030 qytetarët dhe mjekët të kenë qasje më të lehtë në të dhënat shëndetësore.
Sipas ministrit Sasho Klekovski, sistemi aktual është i fragmentuar dhe pacientët shpesh detyrohen të bartin dokumentet dhe rezultatet nga një institucion në tjetrin.
Strategjia parashikon që të dhënat të ndjekin pacientin nga mjeku amë te specialisti, spitali, laboratori dhe farmacia, duke shmangur edhe përsëritjen e panevojshme të analizave.
Përmes portalit “Moje zdravje”, qytetarët do të mund të shohin dosjen e tyre shëndetësore, të kontrollojnë kush ka pasur qasje në të dhënat e tyre dhe të kërkojnë korrigjime. Parashikohet gjithashtu zhvillimi i tele-mjekësisë dhe monitorimi në distancë i pacientëve me sëmundje kronike.
Strategjia përfshin 5 prioritete, 38 masa dhe 152 aktivitete, ndërsa zbatimi kryesor është planifikuar për periudhën 2028–2029.
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.