“Të gjitha koalicionet na kanë lënë në mes të rrugës” – Sela në Click Plus: Përgatitemi të dalim vetë në zgjedhje
Kryetari i Lidhjes Shqiptare, Ziadin Sela, në emisionin Click Plus në TV21 tha se partia e tij po përgatitet të garojë e vetme në zgjedhjet e ardhshme. Sela tha se përvoja me koalicionet e deritanishme ka qenë zhgënjyese, duke theksuar se “...
Kryetari i Lidhjes Shqiptare, Ziadin Sela, në emisionin Click Plus në TV21 tha se partia e tij po përgatitet të garojë e vetme në zgjedhjet e ardhshme.
Sela tha se përvoja me koalicionet e deritanishme ka qenë zhgënjyese, duke theksuar se “të gjitha koalicionet na kanë lënë në mes të rrugës”.
Ai shtoi se LSH-ja po punon për të dalë e vetme para elektoratit dhe do të kërkojë mbështetjen e qytetarëve pa u varur nga koalicionet.
Mes tjerash theksoi se si parti politike synojnë që të dalin forca e parë politike në kampin shqiptar.
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.