“Të gjithë e mbushin buxhetin”, Mickoski: Përveç shqipes, në Shkollën e Policisë do të mësohet edhe në gjuhën turke e rome

Kryeministri Hristijan Mickoski tha se Ministria e Punëve të brendshme duhet të definojë se kur mund të hapet paralelja shqipe në Shkollën e Mesme të Policisë “7 Maji”, përcjell TV21. Mickoski tha se përveç gjuhës shqipe, nëse plotësohen ku...

shtator 4, 2026 - 13:30
“Të gjithë e mbushin buxhetin”, Mickoski: Përveç shqipes, në Shkollën e Policisë do të mësohet edhe në gjuhën turke e rome

Kryeministri Hristijan Mickoski tha se Ministria e Punëve të brendshme duhet të definojë se kur mund të hapet paralelja shqipe në Shkollën e Mesme të Policisë “7 Maji”, përcjell TV21. Mickoski tha se përveç gjuhës shqipe, nëse plotësohen kushtet, në këtë shkollë do të ketë paralele edhe në gjuhën rome dhe në atë turke.

“Për këtë, do të pyesni Ministrinë e Brendshme, ata do t’ju japin përgjigje. Si qeveri, ne thamë atë për çfarë u pyetëm, respektivisht, në përputhje me ligjin, do të krijohet një paralele në të cilën nxënësit mund të mësojnë në gjuhën shqipe. Për të qenë më i saktë, nëse ka në turqisht, do të mësohet në turqisht, dhe nëse ka klasa rome, në gjuhën rome. Meqë kjo është e vetmja gjë që ju intereson, po i përgjigjem kësaj, sepse qytetarët e këtij vendi të gjithë e mbushin buxhetin. E dini, që nuk mund të pini nga kjo pjesë e shishes së ujit sepse këtë e doni. Kështu, kur buxheti mbushet, mbushet nga të gjithë”, tha Mickoski.


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.