Të hënën pritet votimi për fabrikën e re të Knauf në Dibër
InfoShqip mëson nga burime brenda Komunës së Dibrës, të cilat kanë kërkuar të mbeten anonime, se të hënën në Këshillin e Komunës pritet të votohet një çështje që lidhet me planet për ndërtimin e fabrikës së re të kompanisë Knauf në Dibër, s...
InfoShqip mëson nga burime brenda Komunës së Dibrës, të cilat kanë kërkuar të mbeten anonime, se të hënën në Këshillin e Komunës pritet të votohet një çështje që lidhet me planet për ndërtimin e fabrikës së re të kompanisë Knauf në Dibër, shkruan InfoShqip.
Planet për një investim të ri të Knauf janë bërë të ditura edhe më herët. Në janar të këtij viti, kryetari i Komunës së Dibrës, Fisnik Mela, vizitoi selinë e kompanisë Knauf në Iphofen të Gjermanisë, ku, sipas njoftimit të atëhershëm të Komunës, ndër temat e diskutuara ishin edhe planet për ndërtimin e një fabrike të re me kapacitete dukshëm më të mëdha prodhuese. Investimi i planifikuar ishte vlerësuar në rreth 44 milionë euro.
Një nga çështjet që pritet të marrë vëmendje është edhe ndikimi i mundshëm në mjedis, veçanërisht për shkak të lokacionit të planifikuar në zonën qendrës të qytetit. Në këtë drejtim, mbetet e rëndësishme të bëhen të qarta për publikun vlerësimet mjedisore, masat e parashikuara për mbrojtjen e ajrit dhe mjedisit, si dhe standardet që duhet të plotësojë një investim i tillë.
Mbetet të shihet se çfarë konkretisht do të vendoset para këshilltarëve dhe cili do të jetë rezultati i votimit të së hënës. InfoShqip do të ndjekë zhvillimet dhe do të informojë opinionin për çdo informacion të ri. /InfoShqip.com
The post Të hënën pritet votimi për fabrikën e re të Knauf në Dibër appeared first on InfoShqip.com.
Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.