Të hënën s’ka kufizim të qarkullimit për automjetet me mbi 20 tonë

Ministria e Infrastrukturës dhe e Transportit bëri të ditur se të hënën (27 korrik) nuk do të ketë kufizim të qarkullimit për automjetet me mbi 20 tonë. “Bazuar në parashikimin zyrtar të temperaturave, për nesër nuk pritet të plotësohen ku...

Korrik 26, 2026 - 22:30
Të hënën s’ka kufizim të qarkullimit për automjetet me mbi 20 tonë
te-henen-s’ka-kufizim-te-qarkullimit-per-automjetet-me-mbi-20-tone

te-henen-s’ka-kufizim-te-qarkullimit-per-automjetet-me-mbi-20-tone

Ministria e Infrastrukturës dhe e Transportit bëri të ditur se të hënën (27 korrik) nuk do të ketë kufizim të qarkullimit për automjetet me mbi 20 tonë.

“Bazuar në parashikimin zyrtar të temperaturave, për nesër nuk pritet të plotësohen kushtet e përcaktuara në vendimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit për zbatimin e kufizimeve të përkohshme të qarkullimit.

Ministria do të vazhdojë të monitorojë çdo ditë parashikimet meteorologjike dhe do të njoftojë me kohë qytetarët dhe operatorët ekonomikë për çdo rast kur plotësohen kushtet për zbatimin e këtij vendimi”, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.