Të miturit terrorizojnë bashkëmoshatarët në qendër të Shkupit, 6 përfundojnë në polici
Gjashtë të mitur nga Shkupi janë ndaluar nga policia nën dyshimin se kanë grabitur një bashkëmoshatar dhe kanë tentuar të grabisin një tjetër. Ngjarja ka ndodhur më 4 tetor, rreth orës 22:00, në zonën e Qendrës në Shkup. Sipas policisë, të ...
Gjashtë të mitur nga Shkupi janë ndaluar nga policia nën dyshimin se kanë grabitur një bashkëmoshatar dhe kanë tentuar të grabisin një tjetër.
Ngjarja ka ndodhur më 4 tetor, rreth orës 22:00, në zonën e Qendrës në Shkup. Sipas policisë, të dyshuarit, nën kërcënim, i kanë marrë para një të mituri, ndërsa njëri prej tyre dyshohet se ka përdorur edhe një send të mprehtë.
Grupi dyshohet se më pas ka tentuar t’i marrë para edhe një të mituri tjetër.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, policia do të parashtrojë kallëzim penal për veprat “grabitje” dhe “tentim grabitje”.
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.