Të shtëna drejt një BMW-je në lëvizje në rajonin e Gostivarit

Një incident me armë zjarri është regjistruar në rrugën lokale që lidh fshatrat Debresh dhe Vrapçisht të rajonit të Gostivarit. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, më 6 nëntor, rreth orës 22:40, një 28-vjeçar nga Gostivari ka denoncuar...

Nëntor 7, 2026 - 20:01
Të shtëna drejt një BMW-je në lëvizje në rajonin e Gostivarit

Një incident me armë zjarri është regjistruar në rrugën lokale që lidh fshatrat Debresh dhe Vrapçisht të rajonit të Gostivarit.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, më 6 nëntor, rreth orës 22:40, një 28-vjeçar nga Gostivari ka denoncuar rastin në stacionin policor në Gallatë, duke e cilësuar si vepër penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Në momentin e incidentit, një 31-vjeçar po drejtonte një automjet BMW me targa të Gostivarit, në drejtim të Vrapçishtit. Gjatë udhëtimit, personat në automjet kanë dëgjuar një goditje të fortë në pjesën e pasme të kulmit të veturës.

Pasi kanë ndaluar dhe kanë dalë nga automjeti, kanë vërejtur një predhë të armës së zjarrit dhe dëmtime në veturë.

Policia ka kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes, ndërsa po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.