Të shtëna nga një motoçikletë në lëvizje drejt një “Audi”-je në Kumanovë
Dy persona po udhëtonin me një moped dhe kanë qëlluar disa herë me armë drejt një makine Audi. Ngjarja ka ndodhur në një rrugë lokale në zonën e Kumanovës, në drejtim nga lagjja Karposh drejt fshatit Nikuljane. Të shtënat janë raportuar në ...
Dy persona po udhëtonin me një moped dhe kanë qëlluar disa herë me armë drejt një makine Audi.
Ngjarja ka ndodhur në një rrugë lokale në zonën e Kumanovës, në drejtim nga lagjja Karposh drejt fshatit Nikuljane.
Të shtënat janë raportuar në polici rreth orës 02:45 të mëngjesit.
Audi-n e drejtonte një 34-vjeçar nga Kumanova.
Nuk ka persona të lënduar.
Policia po punon për të gjetur dhe arrestuar personat që kanë qëlluar.
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.