Të shtëna paralajmëruese në kufirin me Greqinë, policia ndalon 15 migrantë
Policia e Maqedonisë së Veriut ka penguar hyrjen e paligjshme të rreth 40 migrantëve nga Greqia, në afërsi të fshatit Moin të Gjevgjelisë. Gjatë ndërhyrjes, zyrtarët policorë kanë shtënë disa herë në ajër për paralajmërim. Ngjarja ka ndodhu...
Policia e Maqedonisë së Veriut ka penguar hyrjen e paligjshme të rreth 40 migrantëve nga Greqia, në afërsi të fshatit Moin të Gjevgjelisë. Gjatë ndërhyrjes, zyrtarët policorë kanë shtënë disa herë në ajër për paralajmërim.
Ngjarja ka ndodhur më 8 tetor, rreth orës 17:30, në vendin e quajtur “Qypot”, pranë vijës kufitare me Greqinë.
Sipas informacioneve policore, pjesëtarët e Policisë Kufitare të Bogorodicës kanë lokalizuar grupin dhe kanë ndërhyrë për të parandaluar kalimin ilegal të kufirit.
Nga grupi janë ndaluar 15 migrantë, të cilët janë dërguar në Qendrën Pritëse-Tranzitore në Gjevgjeli për procedura të mëtejshme.
Ende nuk ka informacione për shtetësinë e migrantëve apo për persona eventualisht të lënduar.
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.