“Të ulemi e të flasim për presidentin” – Kurti i bën thirrje Gjinit dhe Hamzës
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur një konferencë për media, pasi është ndërprerë seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës. Ndërprerja e kësaj séance, ka ardhur pikërisht më kërkesën e Kurtit, pasi ka kërkuar afat sh...


Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur një konferencë për media, pasi është ndërprerë seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.
Ndërprerja e kësaj séance, ka ardhur pikërisht më kërkesën e Kurtit, pasi ka kërkuar afat shtesë për çështjen e presidentit.
Në këtë konferencë në hollin e Kuvendit, Kurti ka thënë se është i interësuar për marrëveshje, duke ftuar edhe kryetarët e partive tjera që të marrin pjesë në takime me të.
“I bëj thirrje Ardian Gjinit, por edhe kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza… që të takohemi e të bisedojmë, sepse nëse kryetari i Kuvendit i takon subjektit fitues dhe nëse qeverinë e formon mazhoranca që jemi ne, atëherë zgjedhja e presidentit është përgjegjësi edhe e PDK-së edhe e Aleancës. Nda duhet diskutim, e komunikim dhe unë jam i vullnetshëm dhe i interesuar.”, ka thënë Kurti.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.
