Teleferiku i “Vodnos” pritet të rikthehet në funksion rreth Vitit të Ri
Pas rreth shtatë muajsh jashtë përdorimit, teleferiku i Vodnos në Shkup mund të rikthehet në funksion rreth Vitit të Ri, nëse punimet për rikonstruksionin përfundojnë sipas planit. Nga Ndërmarrja Publike e Transportit (JSP) Shkup bëjnë të d...
Pas rreth shtatë muajsh jashtë përdorimit, teleferiku i Vodnos në Shkup mund të rikthehet në funksion rreth Vitit të Ri, nëse punimet për rikonstruksionin përfundojnë sipas planit.
Nga Ndërmarrja Publike e Transportit (JSP) Shkup bëjnë të ditur se gjatë tetorit pritet të mbërrijnë ekipet e kompanisë austriake „Doppelmayr“, e cila do të kryejë riparimet dhe kontrollet teknike.
Teleferiku u ndal në maj, pasi gjatë kontrolleve u konstatuan disa mangësi teknike. Për riparimin e tyre është lidhur kontratë me kompaninë që e ka prodhuar dhe instaluar sistemin.
Oferta e „Doppelmayr“ arrin në 43,35 milionë denarë me TVSH, ndërsa kontrata ka vlerë maksimale prej 53,1 milionë denarësh me TVSH. Ajo përfshin furnizimin me pjesë rezervë, montimin, servisimin dhe testimin e pajisjeve.
Nga JSP theksojnë se teleferiku do të rikthehet në përdorim vetëm pasi të përmbushen të gjitha kushtet teknike dhe të sigurisë.
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.