Temperatura më e ulët e mëngjesit është regjistruar në Kodrën e Diellit, ku termometrat kanë shënuar 6 gradë Celsius, ndërsa më e larta është matur në Manastir, me 14 gradë, njofton Enti Hidrometeorologjik (EHM).
Sipas matjeve të EHM-së, temperatura prej 7 gradësh është regjistruar në Shkup – Zajçev Rid, Kriva Pallankë dhe Prilep.
Me nga 8 gradë janë regjistruar Tetova, Shtipi, Berova, Mavrovi Anovi, Lazaropole dhe Shkupi – Petrovec. Në Veles, Vinicë, Strumicë, Gjevgjeli dhe Krushevë janë matur 9 gradë, në Kavadar 11, në Ohër dhe Pretor 12, ndërsa në Demir Kapi 13 gradë Celsius.
Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit, reshjet më të mëdha të shiut janë regjistruar në Lazaropole dhe në Popova Shapkë, me nga 10 litra për metër katror.
Në Pozharanë janë matur 6 litra shi për metër katror, në Ohër 4 litra, ndërsa nga një litër në Shkup – Zajçev Rid, Tetovë, Kriva Pallankë dhe Krushevë.
The post Temperatura më e ulët e mëngjesit është regjistruar në Kodrën e Diellit, 6 gradë Celsius appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.




