Tension para lokalit në Gostivar, të miturit përleshen me sende të forta

Një incident mes të miturve ka trazuar Gostivarin, pasi një përleshje para një lokali në rrugën “Ilinden” ka eskaluar deri në përdorimin e sendeve të forta. Rastin në polici e ka denoncuar një 17-vjeçar nga Dobërdolli, i cili ka deklaruar s...

tetor 7, 2026 - 14:31
Tension para lokalit në Gostivar, të miturit përleshen me sende të forta

Një incident mes të miturve ka trazuar Gostivarin, pasi një përleshje para një lokali në rrugën “Ilinden” ka eskaluar deri në përdorimin e sendeve të forta.
Rastin në polici e ka denoncuar një 17-vjeçar nga Dobërdolli, i cili ka deklaruar se ai dhe shokët e tij janë sulmuar nga një grup të miturish.
“Gjatë përleshjes janë përdorur edhe sende të forta”, njofton policia.
MPB po punon për identifikimin e të gjithë personave të përfshirë dhe zbardhjen e rrethanave të incidentit. Pas dokumentimit të rastit pritet të ndërmerren masat përkatëse.


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.