Tension para Speciales: Vudi Xhymshiti shfaqet në Hagë, turma kërkon largimin e tij

Situata është tensionuar para objektit të Gjykatës Speciale në Hagë, ku sot pritet të shpallet verdikti për ish-krerët e UÇK-së. Gazetari Vudi Xhymshiti është parë para objektit të Gjykatës Speciale, ndërsa prania e tij ka shkaktuar reagime...

shtator 16, 2026 - 09:30
Tension para Speciales: Vudi Xhymshiti shfaqet në Hagë, turma kërkon largimin e tij

Situata është tensionuar para objektit të Gjykatës Speciale në Hagë, ku sot pritet të shpallet verdikti për ish-krerët e UÇK-së.

Gazetari Vudi Xhymshiti është parë para objektit të Gjykatës Speciale, ndërsa prania e tij ka shkaktuar reagime dhe tensione mes të pranishmëve.

Disa prej qytetarëve janë revoltuar dhe kanë kërkuar largimin e tij nga zona ku janë mbledhur qytetarët që po presin vendimin e Hagës.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.