Tensionet me Iranin, Trump kërcënon Omanin: Nëse na del përpara, do ta bombardojmë pa mëshirë
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka kërcënuar Omanin me sulme ushtarake nëse ky vend ndërhyn në çështjen e Ngushticës së Hormuzit, në një kohë kur tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit mbeten të larta. Trump e bëri deklaratën gja...
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka kërcënuar Omanin me sulme ushtarake nëse ky vend ndërhyn në çështjen e Ngushticës së Hormuzit, në një kohë kur tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit mbeten të larta.
Trump e bëri deklaratën gjatë një interviste me gazetarin e Fox News, Trey Yingst, duke paralajmëruar se Uashingtoni do të reagojë ashpër nëse Omani “i del përpara” SHBA-së në këtë çështje.
“Nëse Omani na del përpara, do ta bombardojmë pa mëshirë”, deklaroi Trump.
Paralajmërimi vjen pasi Irani ka zhvilluar bisedime me Omanin lidhur me administrimin dhe rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, një prej rrugëve më të rëndësishme detare për transportin global të energjisë.
Shtetet e Bashkuara dhe Irani kishin arritur në qershor një Memorandum Mirëkuptimi që parashihte ndërprerjen e armiqësive dhe një periudhë 60-ditore negociatash për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare, përfshirë çështjen bërthamore dhe Ngushticën e Hormuzit.
Megjithatë, afati 60-ditor ka përfunduar pa një marrëveshje përfundimtare, duke shtuar pasigurinë për vazhdimin e armëpushimit dhe zhvillimet e ardhshme mes Uashingtonit dhe Teheranit.
The post Tensionet me Iranin, Trump kërcënon Omanin: Nëse na del përpara, do ta bombardojmë pa mëshirë appeared first on InfoShqip.com.
Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.