Tensionohet situata, vihet në pikëpyetje miratimi i ndryshimeve për Specialen (VIDEO)

Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara është miratuar në parim në Kuvendin e Kosovës, më 5 tetor 2026. Fillimisht, ai ka marrë ‘dritën e gjelbër’ nga Komisioni për Legjislacion, e më pas ka kaluar për...

tetor 5, 2026 - 21:30
Tensionohet situata, vihet në pikëpyetje miratimi i ndryshimeve për Specialen (VIDEO)

Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara është miratuar në parim në Kuvendin e Kosovës, më 5 tetor 2026.

Fillimisht, ai ka marrë ‘dritën e gjelbër’ nga Komisioni për Legjislacion, e më pas ka kaluar për shqyrtim në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga kryeparlamentarja, Albulena Haxhiu.

Derisa seanca ka përfunduar me miratimin edhe të mbi 20 pikave tjera të rendit të ditës, jashtë ndërtesës së Kuvendit vazhdon protesta e qytetarëve të cilët po bëjnë thirrje që ndryshimet në Ligjin për Specialen të miratohen përfundimisht qysh sonte.

Situata është tensionuar derisa ata kanë bërë përpjekje për të mos i lejuar deputetët të dalin nga hapësira e Kuvendit pa përfunduar edhe leximi i dytë i projektligjit të iniciuar nga PDK-ja.

Policia ka ndërhyrë me gaz lotsjellës edhe me topa uji për t’i shpërndarë. Ndërkohë është zhvilluar një takim mes kryeministrit Kurti dhe kreut të PDK-së, në përpjekje të arritjes së një marrëveshjeje që ky proces të përmbyllet edhe me zgjedhjen e presidentit.

Nëse deri më 6 tetor nuk zgjidhet presidenti i ri, shpërndahet Kuvendi dhe vendi shkon në zgjedhje brenda 45 ditësh./Kallxo.com


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.