Tentoi të kontrabandonte 595 unaza argjendi në Tabanoc, i fshehu nën ulëse
Dogana në pikën kufitare të Tabanocit ka zbuluar 595 unaza argjendi të fshehura nën ulëset e një automjeti, me qëllim shmangien e pagesës së detyrimeve doganore. Sipas Drejtorisë së Doganave, stolitë me peshë të përgjithshme prej 1,7 kilogr...
Dogana në pikën kufitare të Tabanocit ka zbuluar 595 unaza argjendi të fshehura nën ulëset e një automjeti, me qëllim shmangien e pagesës së detyrimeve doganore.
Sipas Drejtorisë së Doganave, stolitë me peshë të përgjithshme prej 1,7 kilogramësh janë sekuestruar, ndërsa ndaj personit përgjegjës do të nisë procedurë përkatëse.
Rasti është regjistruar edhe nga kamerat trupore të zyrtarëve doganorë, bëhet e ditur në njoftim.
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.