Tërmet i lehtë në rajonin e Ohrit dhe Resnjës, magnituda 2.0
Një tërmet me magnitudë lokale 2.0 sipas shkallës së Rihterit është regjistruar sot pasdite në rajonin e Ohrit dhe Resnjës. Sipas të dhënave automatike nga aplikacionet sizmologjike, lëkundjet janë regjistruar në orën 18:08, ndërsa epiqe...
Një tërmet me magnitudë lokale 2.0 sipas shkallës së Rihterit është regjistruar sot pasdite në rajonin e Ohrit dhe Resnjës.
Sipas të dhënave automatike nga aplikacionet sizmologjike, lëkundjet janë regjistruar në orën 18:08, ndërsa epiqendra dyshohet se ka qenë në afërsi të fshatit Kuraticë, në verilindje të Ohrit dhe Leskocit.
Tërmeti është regjistruar në një thellësi prej rreth 15 kilometrash.
Lëkundjet me këtë magnitudë konsiderohen shumë të dobëta dhe zakonisht mund të ndihen vetëm nga personat më të ndjeshëm ose në ambiente të qeta, veçanërisht në katet e larta të ndërtesave.
Deri në këto momente, nuk raportohet për dëme materiale apo pasoja nga lëkundjet.
Flaka
The post Tërmet i lehtë në rajonin e Ohrit dhe Resnjës, magnituda 2.0 appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.