Tërmet në Maqedoninë e Veriut – ja ku ishte epiqendra

Një tërmet është ndjerë sot në Maqedoninë e Veriut, ndërsa epiqendra e tij është regjistruar në rajonin e Prespës. Sipas të dhënave të Observatorit Sizmologjik pranë Fakultetit të Shkencave Natyrore dhe Matematikës në Shkup, tërmeti është r...

shtator 27, 2026 - 16:30
Tërmet në Maqedoninë e Veriut – ja ku ishte epiqendra

Një tërmet është ndjerë sot në Maqedoninë e Veriut, ndërsa epiqendra e tij është regjistruar në rajonin e Prespës.

Sipas të dhënave të Observatorit Sizmologjik pranë Fakultetit të Shkencave Natyrore dhe Matematikës në Shkup, tërmeti është regjistruar në orën 14:04, rreth 127 kilometra në jugperëndim të Shkupit.

Magnituda lokale e tërmetit ishte 3 ballë sipas shkallës Rihter.

Lëkundjet janë ndjerë në pjesët jugperëndimore të vendit, veçanërisht nga banorët e Manastirit dhe rrethinës, me intensitet III-IV ballë sipas Shkallës Makrosizmike Evropiane.

Observatori u bën thirrje qytetarëve që e kanë ndjerë tërmetin të raportojnë në numrin 112, për nevojat e hulumtimeve sizmologjike.


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.