Tërmet politik në Gjermani: Ekstremi i djathtë fiton Saksoninë-Anhalt, çfarë e pret vendin tani?

Alternativa për Gjermaninë (AfD) ka shënuar një rezultat historik në zgjedhjet rajonale në Saksoni-Anhalt, duke arritur rreth 44% të votave, por sipas projeksioneve nuk ka mjaftueshëm mandate për të formuar e vetme një qeveri. CDU-ja në pus...

shtator 7, 2026 - 00:00
Tërmet politik në Gjermani: Ekstremi i djathtë fiton Saksoninë-Anhalt, çfarë e pret vendin tani?

Alternativa për Gjermaninë (AfD) ka shënuar një rezultat historik në zgjedhjet rajonale në Saksoni-Anhalt, duke arritur rreth 44% të votave, por sipas projeksioneve nuk ka mjaftueshëm mandate për të formuar e vetme një qeveri. CDU-ja në pushtet pësoi një rënie drastike, duke rënë në rreth 17.5-17.8%, çka përbën rezultatin më të dobët në historinë e saj në këtë rajon.

Pjesëmarrja në zgjedhje ishte e lartë, duke arritur në rreth 77-78%. Për shkak të të ashtuquajturit “mur mbrojtës”, asnjë nga partitë e tjera (CDU, SPD, Të Gjelbrit, E Majta) nuk është e gatshme të koalicionojë me AfD-në e klasifikuar si e djathtë ekstremiste. Kjo lë të paqartë mundësinë e krijimit të një shumice të re qeverisëse, ndërkohë që drejtuesit e AfD-së insistojnë se kanë mandat për të udhëhequr, duke përmendur gjithashtu mundësinë e një qeverie të pakicës.

Katastrofa e CDU-së dhe “Muri Mbrojtës”

Nga ana tjetër, CDU-ja në pushtet e kryeministrit aktual Sven Schulze ka pësuar një debakli historik. Ajo ka rënë në rreth 17.5-17.8% të votave, duke përgjysmuar rezultatin e vitit 2021 (37.1%) dhe duke shënuar pikën më të ulët në historinë e saj në këtë rajon. Kjo ka sjellë menjëherë thirrje të brendshme për dorëheqje dhe ristrukturim të partisë në nivel rajonal.
Në nivel kombëtar, ky rezultat vjen si një kambanë alarmi për koalicionin qeverisës në Berlin dhe për gjithë peizazhin politik të Gjermanisë. Për shkak të të ashtuquajturit “mur mbrojtës” (Brandmauer), të gjitha partitë e tjera tradicionale (CDU, SPD, Të Gjelbrit dhe E Majta) refuzojnë kategorikisht çdo lloj bashkëpunimi apo koalicioni me AfD-në. Për pasojë, krijimi i një shumice qeverisëse bëhet një enigmë tejet e vështirë, ku CDU-ja mund të detyrohet të konsiderojë formula komplekse ose qeveri pakice për të shmangur bllokadën totale.

Çfarë e pret Gjermaninë?

Ky rezultat dëshmon se vala e pakënaqësisë qytetare ndaj politikave të deritanishme tradicionale, migracionit dhe kostove të jetesës nuk është thjesht një fenomen kalimtar, por një tendencë e rrënjosur thellë në Gjermaninë Lindore (pas suksesit të ngjashëm të AfD-së në Turingi në vitin 2024).

Ndërkohë që AfD-ja paralajmëron se do të synojë zbatimin e politikave të forta kundër imigracionit, shtrëngimin e rregullave të azilit dhe ndryshimin e simboleve në shkolla, Berlini zyrtar po përballet me realitetin e hidhur se modeli i deritanishm i izolimit të së djathtës ekstreme po krijon ngërçe të rënda qeverisëse.

Pikat kryesore që AfD synon të zbatojë nëse vjen në pushtet përfshijnë:

Shfuqizimin e kontratave për shërbimin transmetues publik.

Rritjen e dëbimeve dhe punën e detyrueshme për kërkuesit e azilit.

Klasa të veçanta për fëmijët e azilkërkuesve.

Shfaqjen e detyrueshme të flamurit gjerman në shkolla dhe ndalimin e flamujve të ylberit.

Krijimin e patrullave vullnetare qytetare për siguri më të madhe.

Vëmendja e gjithë Gjermanisë tani është përqendruar te lëvizjet e ardhshme të CDU-së dhe mënyra se si do të arrihet kompromisi për të krijuar një qeveri funksionale në Saksoni-Anhalt, pa tradhtuar parimet e bllokut demokratik./DW/Agjencite


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.