Tërmeti godet Ohrin dhe Resnjën
Një tërmet me magnitudë lokale 2.0 ballë sipas shkallës së Rihterit është regjistruar sot pasdite, në orën 18:08, në rajonin e Ohrit dhe Resnjës. Sipas të dhënave automatike nga aplikacionet sizmologjike, epiqendra e tërmetit ka qenë në afë...
Një tërmet me magnitudë lokale 2.0 ballë sipas shkallës së Rihterit është regjistruar sot pasdite, në orën 18:08, në rajonin e Ohrit dhe Resnjës.
Sipas të dhënave automatike nga aplikacionet sizmologjike, epiqendra e tërmetit ka qenë në afërsi të fshatit Kuraticë, në verilindje të Ohrit dhe Leskocit, në një thellësi prej rreth 15 kilometrash.
Tërmetet e kësaj magnitude klasifikohen si lëkundje shumë të dobëta dhe zakonisht mund të ndihen vetëm nga personat më të ndjeshëm ose në kushte të qeta, veçanërisht në katet e larta të ndërtesave.
Deri më tani nuk ka raportime për dëme materiale. përcjell Zhurnal.mk .
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.